Ka gjithmonë një çmim që duhet të paguajmë për të qenë në një marrëdhënie në çift. Të humbasësh veten, të sakrifikosh apo punosh, ti duhet të zgjedhësh. Ajo çka ti zgjedh në fillim nuk mund të ndryshojë rrugës ndaj është e rëndësishme të zgjedhësh atë çka të plotëson dhe të bën më shumë të duash veten, të frymëzon për të punuar dhe sakrifikuar në marrëdhënjen tuaj.
Ekziston një recetë sekrete për të pasur një marrëdhënje të lumtur dhe të shëndetshme në çift. Ndonëse gjithçka duhet të vijë natyrshëm dhe çifti duhet të jetë gjithmonë vetvetja. Ka disa çështje në të cilat mund të përmirësohemi për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme në çift.
Ji versioni më i mirë i vetes tënde
Kujdesu që partneri t’ju dojë për atë që vërtet je dhe jo për atë që dëshiron të bëhesh. Mos u shqetëso, dhe mos shiko modele individësh pasi ajo çka je ti të bën vërtet të veçantë, dhe vetem ti di të jesh më e mira e vetes tënde, duke e bërë atë të dashurohet natyrshëm.
Flisni hapur
Është shumë e rëndësishme që të komunikoni vazhdimisht dhe të flisni hapur për gjithçka dhe për çdo ndjenjë tuajën. Mos lejoni që asnjë mendim i juaji të çojë në keqkuptim apo në akumulim të vazhdueshëm.
Ki respekt për hapësirën e tij
Secili nga partnerët ka nevojë për hapësirë, për të qëndruar vetëm, në punë, shoqëri apo dhe në familjen e tij. Koha që nuk ja lini partnerit do e shkatërroj nga pak lidhjen tuaj të bukur.
Përpiqu të jesh i këndshëm me familjarët e partnerit.
Është shumë e favorshme për marrëdhënjen tuaj të shëndetshme që ju të keni një raport të mire me familjarët e partnerit. Afeksioni që partneri krijon ndaj jush dhe izolon familjarët e tij nuk do zgjasë shumë, ndaj është mire të mos mendoni që partneri është vetëm i juaji, dhe të krijoni një atmosferë të dashur me gjithkënd që e rrethon atë.
Ji i detajshëm
Ajo çka e bën të ndihet partnerin tënd të veçantë janë detajet unike dhe të personalizuara. Është e nevojshme të organizoni darka romantike, ambjente romantike, dedikime, dhurata të personalizuara etj.
Bëje të dojë më shumë veten e tij.
Bëje partnerin të doje më shumë veten e tij duke i treguar se sa vlen, duke i treguar besim, mbështetje dhe forcë. Vini gjithmonë ne pah gjithçka që e bën atë të veçantë dhe të mrekullueshëm.
Mos krahasoni
Një nga gabimet që bëjnë partnerët është krahasimi me të tjerët. Që të keni një jetë të lumtur në çift nuk duhet kurrë të krahasoni jetën apo stilin tuaj te jetesës me dikë tjetër.
Merrini vendimet bashkë
Qëllimi në çift nuk është të mendosh njëllojë por të mendosh bashkë me të. Asnjë vendim që u përket të dyve nuk mund t’a marrësh vetëm.