Zbulo nëse vuan nga “Kompleksi i HIRUSHES”!

E njohim të gjithë historinë e  Hirushes  dhe  padrejtësitë e mëdha që pësonte nga njerka  dhe vajzat e saj. Duke u nisur nga kjo histori psikologët e konsiderojnë varësi patologjike nevojën që kanë këto femra për “princin e kaltër” që t’i shpëtojë e të jetë gjithmonë aty për t’i ndihmuar.

Kompleksi i Hirushes është një kompleks të cilin e vuajnë gratë. Ky kompleks është një tërësi qëndrimesh, frikërash që gratë kanë për të qenë tërësisht vetvetja dhe për të pasur sukses. Kjo ndjenjë u bllokon atyre mendjen, krijimtarinë dhe vullnetin. 

Këto gra kanë një nevojë dhe dëshirë të thellë që të tjerët të përkujdesen për to. Janë gjithmonë të trembura dhe kanë frikë të marrin iniciativë. Dhe nëse kanë arritur sukses në jetën e tyre përsëri qëndojnë të pasigurta në veten e tyre. 

Vuajnë nga paniku i gjinisë së tyre femërore dhe kjo i cënon në marrjen e vendimeve, apo në të qënurit të pavarura. Në këtë kategori futen gratë të cilat kanë jetuar të mbyllura dhe të varura nga dikush apo diçka. Duke ndrydhur kështu veten dhe gjithë jetën e tyre. 

Këto femra ndikojnë negativisht dhe tek bijat e tyre, duke u shkaktuar njërën nga këto tre sindroma: depresion kronik, pasiguri në identitetin e tyre femëror, shfaqje sipërfaqësore si e pavarur. 

Në vitet e fundit kemi vërejtur një rritje të ndjeshme të femrave të pavarura dhe të suksesshme, por pas asaj femrës që përpiqet të jetë perfekte mund të fshihet “Kompleksi i Hirushes”. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *