Vitamina B12 dhe Shëndeti mendor

Vitaminat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor. Mungesa e disa vitaminave dhe lëndëve ushqyese në dietën tuaj mund të çojë në disa probleme të shëndetit mendor.

Është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm, por luan një rol veçanërisht të rëndësishëm në funksionimin e duhur të trurit dhe sistemit nervor.

PËRFITIMET E VITAMINËS B12

Vitamina B12 është një komponent kyç në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Mungesa e tij mund të çojë në një problem të transportit të oksigjenit në gjak të njohur si anemi pernicioze. Ky çrregullim mund të shkaktojë probleme si luhatjet e humorit, paranojë, nervozizëm, konfuzion, çmenduri dhe halucinacione (ose mani).


B12 nevojitet për të formuar kujtime dhe për t’u fokusuar dhe përqendruar.

B12 është i nevojshëm për formimin e neurotransmetuesve që rrisin humorin, serotoninën dhe dopaminën.

Vitamina B12 mund të lehtësojë disa nga simptomat e skizofrenisë si apatia, tërheqja nga shoqëria dhe mungesa e shprehjes emocionale.

Cila është lidhja midis vitaminës B-12 dhe depresionit?

Nivelet e ulëta të B12 janë të lidhura me depresionin.
Përgjigje nga Daniel K. Hall-Flavin, M.D.
Vitamina B-12 dhe vitaminat e tjera B luajnë një rol në prodhimin e kimikateve të trurit që ndikojnë në disponimin dhe funksionet e tjera të trurit. Nivelet e ulëta të B-12 dhe vitaminave të tjera B si vitamina B-6 dhe folati mund të lidhen me depresionin. Por rezultatet e studimit kanë qenë të përziera dhe të diskutueshme nëse suplementet e vitaminës B-12 mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të depresionit. Për shkak se B-12 dhe suplementet e tjera të vitaminës mund të ndërveprojnë me disa medikamente, veçanërisht në doza të larta. Kombinimi i vitamines B12 me medikamente te tjera si dhe psikoterapi, ka efekt me te lart mbi trajtimin e depresionit. Pra roli i vitaminave B në depresion nuk eshte i mjaftueshem por ndihmon pozitivisht.