Vendos kontakt me fëmijën tënd të brendshëm!

Fëmijëria është shumë e rëndësishme për personalitetin e një individi. Jo të gjithë e lidhin fëmijërinë me lojërat dhe argëtimet. Ndoshta ju mund të jeni nga ato të rritur të cilët keni përjetuar neglizhencë, traumë ose dhimbje tjetër emocionale, dhe e gjithë kjo fshihet për tu shfaqur më vonë në jetën tuaj si të rritur. 
 

  1. Të gjithë kanë një fëmijë të brendshëm, për të filluar shërimin, së pari, vetë-zbuloni dhe pranoni fëmijën tuaj të brendshëm. Dëgjoni atë që fëmija juaj i brendshëm ka për të thënë. Gjithçka rreth nevojave të paplotësuara, braktisja, pasiguria, faji, turpi,ankthi, frika etj.
     
  2. Shkruani një letër fëmijës tuaj të brendshëm duke i treguar gjithçka që duhet të dëgjojë. Në këtë letër pyesni fëmijën tuaj të brendshëm: 
    ·      Si ndihesh?
    ·      Si mund të të ndihmoj?
    ·      Çfarë ke nevojë që të bëj për ty?
     
  3. Meditimi mund të jetë një metodë e shkëlqyer për të marrë të gjitha përgjigjet që ju keni nevojë. Meditimi ka shumë përfitime për shëndetin fizik dhe emocional, por disa nga këto lidhen drejtpërdrejt me fëmijën tuaj të brendshëm. Gjatë meditimit ju mësoni të pranoni dhe të shprehni më lehtë ndjenjat tuaja. Gjithashtu gjatë meditimit ju mund ti dërgoni fëmijës tuaj të brendshëm ndjenja dashurie. 
     
  4. Mbani ditar për fëmijën tuaj të brendshëm. Mbani ditar dhe shkruani disa kujtime dhe çdo emocion që shoqëroni me ato ngjarje nga fëmijëria. Shprehni mendimet tuaja në një mënyrë të pakontrolluar kështu do keni mundësi të dëgjoni me vëmendje çdo ndjenjë të fëmijërisë tuaj.
     
  5. Në ambjentin ku qëndroni më gjatë vendosni një fotografi të fëmijërisë tuaj, një fotografi që do ndjeni më shumë për ta pasur pranë. Fëmijës në fotografi falini çdo ditë shumë dashuri, dhe gjithçka që i nevoijet zemrës tuaj për të mbushur çdo boshllëk, që sot si të rritur ju lëndon. Fëmija në fotografi ka nevojë për dashuri, siguri, kohë, lavdërim, mbështetje emocionale etj. Mësoni të ushqeni fëmijën tuaj të brendshëm me ndjenja pozitive, mësoni të rrisni vetë-dhembshurinë dhe dashurinë për veten.
     
  6. Flisni me një terapist! Terapistët përpiqen të krijojnë një hapësirë të sigurt për ju që të filloni të ndiheni më mirë në lidhje me trazirat emocionale dhe të mësoni strategji të dobishme për shërimin e fëmijës tuaj të brendshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *