Siguria psikologjike në mjedisin e punës, me rëndësi për punonjësit

Është shumë e rëndësishme që në vendin e punës kompania të krijojë një siguri psikologjike për punonjësit. Siguri psikologjike për punonjësit do të thotë, që në vendin e punës punonjësit mund të flasin mendojnë, të shprehin shqetësimet e tyre dhe të dëgjohen.

I gjithë ky proces ndikon pozitivisht në atë ç’ka punonjësit japin për kompaninë. Një vend pune i sigurt psikologjikisht, është ai vend ku punonjësit nuk kanë  frikë dhe nuk përpiqen të mbulojnë gabimet e tyre, për të mos u ndërshkuar. Siguria në punë i bën ato më të hapur dhe të sinqertë.

Kur individët janë psikologjikisht të sigurtë në punë janë të gatshëm të pranojmë që për disa gjëra nuk janë plotësisht të aftë profesionolisht dhe pranojnë të mësojnë nga të tjërët. Pra, ato janë më të interesuar të mësojnë, përsosin dhe të kenë një raport më të mirë më njëri tjëtrin.

Pa siguri psikologjike, ekziston rreziku më i madh për të dështuar, pasi punonjësit nuk do të japin më të mirën e tyre në punë dhe në marrëdhënie me klientët. Ambjentet e punës zakonisht janë të dizejnuara në mënyrë që të përkeqësojnë në vend që të përmirësojnë tendencat për mbrojtjen dhe sigurinë psikologjike të punonjësve.

Si krijohet kjo siguri psikologjike në punë?

  • Së pari, menaxheri duhet të krijojë një plan, që ndërthur punën me punonjësit dhe rëndësinë e tyre. Në këtë plan çdo punonjës duhet të marrë rëndësinë e tij, ku e drejta për të folur, shprehur dhe kuptuar të jetë parësore.
  • Së dyti punonjësit duhet të pyeten për ide dhe mendime. Në këtë mënyrë drejtuesit kuptojnë më mirë natyrën e punonjësve dhe punonjësit kanë mundësi të dëgjojnë dhe kuptojnë veten.
  • Së treti, përgjigjuni me vlerësim ndaj tyre.

Pasi të keni shpjeguar natyrën e punës dhe të keni kërkuar informacionin e nevojshëm prejt tyre, atëherë jeni të gatshëm për të punuar dhe patur sukses. E rëndësishme është që siguria në punë të vazhdojë, të mos ngelet një nismë e pa zbatuar apo e pa çuar deri në fund.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *