Si të përballoni një tradhëti nga partneri?

“E vetmja grua që mund të thotë me siguri se ku është burri i saj, është vejusha”.

Së pari, para se të jeni në një lidhje me dikë duhet t’a pregatisni veten që një tradhëti në çift “mund tē ndodhë”. Padyshim që dashuria për dikë nuk mund të të lërë të mendosh këtë mundësi por mire është të arrini në një ekuilibër emocional ku gjithçka të mendohet si e “mundur”. Në këtë mënyrë nëse një tradhëti ndodh ju e keni menduar si të mundur dhe si fillim nuk do rrëmbeheni nga ndjenjat e forta të xhelozisë. 

Duke mos u rrëmbyer nga këto ndjenja ju do t’a mendoni më me qetësi dhe arsyetim. Duke arsyetuar ju do arrini të pyesni veten dhe të renditni rrethanat që çuan në këtë tradhëti. Pasi t’i mendoni këto, nuk është nevoja që të mendoni negativisht, sepse kështu do t’a shtyni veten drejt zemërimit dhe ankthit. 

Pas kësaj, ju duhet t’a ftoni partnerin për të biseduar. Nëse nuk e bëni, mbase do ju ngelet peng që nuk i dhatë mundësinë të shpjegoj atë që ndodhi. Padyshim që ju do ju pushtojnë ndjenjat e ankthit, frikës dhe stresit. Por merrni frymë thellë dhe perpiquni të menaxhoni emocionet me pjekuri. 

Nuk duhet t’a krahasoni veten aspak me dikë tjetër apo t’a nenvlerësoni, apo të kërkoni tek vetja juaj arsyet pse ndodhi kjo tradhëti, dhe më e rëndesishmja mos kërkoni të ndryshoni identitetin, karakterin tuaj për këtë arsye. 

Tradhëtia ndodh për shumë arsye dhe rrethana, dëgjojeni partnerin dhe përpiquni të kuptoni të vërtetën. Krenaria ndonjëherë nuk ka vend në dashuri, ndonëse lëndon, nëse ju e ndjeni, faleni partnerin. Aq më tepër kur ju keni krijuar një familje me të. Ndaj veproni me pjekuri, kuptoni të vërtetën, dhe bëni atë që ndjeni. Por nëse kjo falje do ju lëndoj me shumë, atëherë mos e bëni.