Si të përballemi emocionalisht me koronavirusin

Është normale të ndjehemi të stresuar për gjithçka që po ndodh, por duhet të pranojmë gjithë këtë, të pregatitemi për t’a përballuar dhe të bindim veten që është kalimtare.

•Së pari është e rëndësishme të siguroheni që jeni duke u kujdesur mirë për veten, dhe që jeni duke u ushqyer shëndetshëm. 

•Nuk duhet të harroni  të bëni frymëmarrje të thellë, në mënyrë të tillë që të evitoni stresin dhe ankthin. 

•Fikni TV, bëni diçka që është relaksuese, kaloni kohë me familjen, merrni mbështetjen sociale që ju nevojitet.

•Mundohuni të jeni të qetë dhe praktikë ndonëse regjimi juaj nuk do të jetë si zakonisht.

•Qëndroni të hapur, të sigurt dhe të sinqertë me informacionin që u jepni fëmijëve.

•Ruani qetësinë dhe kontrolloni frikën, vetëm kështu mund të menaxhoni emocionet dhe të evitoni panikun e pa nevojshëm.

•Qëndroni pozitiv dhe kini besim, por merreni seriozisht, duhet patjetër të ndiqni rregullat, duhet të evitoni ambjentet publike dhe duhet të qëndroni sa më shumë në shtëpi, vetëm kështu mund t’ja dalim.

•Shfrytëzojeni gjithë këtë kohë për të lexuar, për t’u kujdesur dhe dashur më shumë veten dhe familjen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *