Si të menaxhojmë çrregullimet e panikut?

 “Te kesh frikë nga frika”, kjo është ndjesia që përjetojmë kur përballemi me atakun e panikut. Ataku i panikut është një episod i papritur frike i shoqëruar me simptoma mendore dhe fizike”.

Ka disa lloje ataku paniku që janë: Atak paniku i papritur, atak paniku i lidhur me situatën dhe atak paniku i predispozuar nga situata. Emocionet që përjetojmë gjatë panikut kanë tendencën të na shtyjnë të ikim apo largohemi, ndaj dhe ne insiktivisht na ndodh që psh.  në rast termeti të largohemi apo ikim nga shtëpitë, ndonëse jemi të vetëdishëm që dhe në shtepi brenda mund të mbrohemi. 

Çrregullimi i panikut mund të dallohet nga çrregullimet e tjera mendore si: çrregullime ankthi dhe çrregullime psikotike që i kanë ataket e panikut si tipare shoqëruese. Gjithashtu dhe çrregullimi i depresionit madhor ndodh shpesh tek individët me çrregullime paniku. 

Por cilat janë mënyrat që na ndihmojnë të shmangim panikun? 

•Stili i jetesës

Aktiviteti fizik, është një nga faktorët më të rëndësishëm që shmang dhe menaxhon ankthin, pasi trupi mbledh shumë energji nga përditshmeria dhe duhet patjeter të shkarkohet diku, në të kundertën kjo energji do të dal nga trupi në formën e ankthit. Ndaj aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu stilit të jetesës do t’i shtoja dhe meditim, yoga, të ngrënit shëndetshëm, të menduarit pozitivisht, të fjeturit në kohën e duhur.

•Të folurit

Komunikimi me dikë të ndihmon shumë që të menaxhosh panikun. Nëpërmjet të folurit nxjerr energjitë dhe mendimet negative që çojnë në panik. 

•Këshillimi me psikologun

Nëse rasti juaj është i përsëritur dhe nuk po arrini dot t’a menaxhoni panikuan atëherë është i nevojshëm keshillimi me psikologun. Vetëm psikologu mund t’a përcaktoj rastin tuaj nëse duhet trajtuar apo jo.