Si të jesh një grua e fortë!

Ji vetevetja!

Të qenurit origjinale ju bën më të bukura dhe tërheqëse, kjo gjë do ju japi besim në vete, ne ato çfarë thua, dhe në atë që të tjerët do mendojnë për ty.

Percakto komplekset, fobitë, çrregullimet e tua emocionale! 

Pasi të percaktosh problemet e tua, fillo t’i pranosh dhe punosh fortë per t’i rregulluar. 

Pregatite veten emocionalisht! 

Një grua e fortë ndjen, qan, emocionohet por një grua e fortë kurrë nuk bën panik, kurrë nuk rrëmbehet nga emocionet e momentit, dhe nuk është gjithë kohës ankthioze.

Ji e pavarur! 

Fillo të mendosh që ti je një grua e fortë, një grua me një potencial të lartë në vete dhe beso se mund t’ja dalësh. Mjaft vuajte nga “kompleksi i Elektres” (vajza e babit) apo nga “kompleksi i Hirushes” ( në pritje të princit të kaltër për t’ju shpëtuar).

Ji feministe! 

Që të jesh një grua e fortë së pari duhet të besosh tek GRATË. Gjithashtu duhet ti mbeshtesesh ato dhe suksesin e tyre. 

Përmirëso veten!

Puno me vetëvlerësimin, personalitetin dhe pamjen tuaj. Nje femër e fortë nuk është perfekte por bën më të miren e saj.

Mos gjyko të tjerët! 

Mos gjyko kurrë jetën e dikujt tjetër, mos e trego forcën tënde duke manipuluar apo kontrolluar të tjerët. Rrespekto dhe ji empatike. 

Merr kontrollin e jetës tende!

Ji e organizuar, e perpiktë, mos i merr gjërat personale. Perpiqu të mos ndjekësh turmën por ndiq pasionet dhe idealet tua.

2 thoughts on “Si të jesh një grua e fortë!”

Comments are closed.