PAGJUMËSIA TEK FËMIJËT, ÇFARË DUHET TË DIMË?

Pse është kaq e rëndësishme që një fëmijë të flejë gjumë aq ore sa duhet? 

Gjumi i mirë ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mungesa e gjumit të nevojshëm sjell tek fëmija nervozizëm, mungesë të vëmendjes apo përqendrimit, përgjumje gjatë ditës dhe lodhje.

Natën, truri i një fëmije përpunon dhe ruan të gjitha informacionet që mëson gjatë ditës, kjo është arsyeja pse është aq e rëndësishme për fëmijët që të flenë aq kohë sa është e nevojshme dhe të bëjnë një gjumë të qetë. 

Truri i fëmijëve lëshon gjithashtu kortizol, hormon i cili shkakton stres dhe shqetësim. Ky hormon fillon të prodhohet në sasi të tepërt nëse nuk plotësohen orët e nevojshme të gjumit.

Sa orë gjumë duhet të flenë fëmijët sipas moshës?

* Të porsalindurit (0-3 muajsh) – Rekomandohet: 14-17 orë

* Foshnjat (4-11 muajsh) – Rekomandohet: 12-15 orë

* Mosha: (1-2  vjeç) – Rekomandohet: 11-14 orë

* Mosha: (3-5 vjeç) – Rekomandohet: 10-13 orë

* Mosha: (6-13 vjeç) – Rekomandohet: 9-11 orë

Si t’a trajtojmë pagjumësinë tek femijët? 

* Fëmijët mund të mos flenë apo mund të qajnë për shumë arsye të cilat janë: alergji, infeksionet e veshit, dhimbjet e barkut dhe dhimbjet e tjera, ndaj përpara se të nisni një rutinë pozitive në trajtimin e gjumit është e nevojshme që të shkoni tek një pediatër ose specialist për të gjetur diagnozën e duhur që shkakton pagjumësi.    

* Kur ju të ndiheni gati dhe të vendosur, së pari do duhet të ndërtoni një formë të re strategjie për rutinën e darkës.

* Caktoni një orar të gjumit, dhe mos harroni t’i përmbaheni. Zhvilloni një disiplinë pozitive në kohën e gjumit. 

* Bëni foshnjat të flenë në mënyrë paqësore duke u kënduar dhe ledhatuar. Dërgoni mesazhin e gjumit përmes një perqafimi.

* Fëmijët shpesh flasin për ndjenjat e tyre dhe kur ata shoqërohen nga prindërit e tyre në shtrat, ndihen dhe bëjnë gjumë më të qetë. Kjo u lehtëson frikën dhe u fal atyre paqe mendore. Bisedoni në heshtje në mënyrë që ata të pushojnë. 

* Gjithashtu ju mund t’a lini fëmijën të flejë në një mënyrë të pavarur dhe në momentin që qan për ju, në vend që t’i afroheni menjëherë atij / asaj, lëreni të kalojë pak kohë. Nëse fëmija juaj është i papërballueshëm edhe pas një kohe të konsiderueshme atëherë qetësojeni, kontrolloni nëse nuk ka siklet apo dhimbje. Pastaj, vazhdoni në të njëjtën mënyrë duke i sqaruar që është koha për të fjetur. 

* Sigurohuni që po e ushqeni fëmijën tuaj me ushqime qetësuese. Një metodë e sigurt që ndikon tek  fëmijët për një gjumë më të qetë,  është që të hanë ushqime qetësuese ku përfshihen karbohidrate, ushqime të bazuara në aminoacide të cilat shkaktojnë gjumë të qetë dhe ndikojnë tek fëmijët që të flenë më mirë.

* Bëni fëmijën tuaj të përdorë energjinë. Sigurohuni që fëmija juaj gjatë ditës ka qenë aktiv dhe e ka përdorur energjinë e tij, kështu do ketë më shumë nevojë trupi të qetësohet duke fjetur. 

* Sigurohuni gjithashtu që fëmija juaj para gjumit të mos ketë probleme me frymëmarrjen. Nëse fëmijët kanë vështirësi në frymëmarrje nuk mund të flenë siç duhet. 

* Për të nxitur zakone të shëndetshme të gjumit është tepër e nevojshme gjithashtu që TV apo lojra të tjera aktive të mos përdoren para gjumit, e gjithë kjo do e bënte fëmijën tuaj më shumë aktiv dhe nuk do mundeni t’i siguroni një gjumë në kohë. Rutina e gjumit duhet të përfshijë fikjen e të gjitha shpërqendrimeve elektronike rreth shtëpisë. Ambjenti ku fëmija duhet të flejë duhet të jetë i qetë dhe paqësor para gjumit.

* Asnjëherë nuk duhet të përdorni një trajtim farmaceutik pa u konsultuar me një mjek, pasi pilulat e gjumit janë të rrezikshme. 

* Fëmijët mund të tregojnë ankthin e tyre duke i rezistuar gjumit, ndaj gjithçka që ato kanë nevojë jeni ju dhe mbështetja juaj.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *