PROFILI

STILI IM
Unë jam kurioze që së bashku të zbulojmë dhe zhvillojmë të kuptuarit e dinamikës që udhëheq jetën tuaj emocionale. Ne së bashku do të shqyrtojmë përvojat tuaja të kaluara dhe emocionale të hershme për të rritur ndërgjegjësimin se si mendimet, ndjenjat dhe çështjet mund të ndikojnë në jetën tuaj të tanishme. Unë kam zhytur veten duke mësuar se si gjërat jashtë vetëdijes (të pavetëdijshmit) ndikojnë në mënyrën se si ne mendojmë, ndjejmë dhe sillemi. Ndonjëherë në terapi, gjërat janë te vështira përpara se ju të ndjeheni më mirë. Kjo është normale. Unë jam këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju njoftuar se përmes punës sonë të vazhdueshme së bashku, ju mund të gjeni veten tuaj. Unë besoj se empatia, dëgjimi, kofidencialiteti dhe puna profesionale do e bejnë terapinë tonë efektive.

ARSIMI

  • Kam kryer studimet bachelor ne Shkolla e Larte, Hena e Plote “Beder” (2012 – 2015) Dega “Psikologji Keshillimi / Pedagogji”. Gjatë kësaj kohe kam kryer praktika profesionale ne Tiranë dhe Vjenë, Austri.
  • Kam kryer studimet master shkencor në degën e psikologjisë në universitetin Hena e Plote “Beder”, por një pjesë të masterit e kam mbaruar ne Ankara, Turqi, ne Orta Doğu Teknik Üniversitesi ODTÜ. Universitet pranë të cilit kam kryer dhe praktika te shumta profesionale.
    •Gjatë rrugëtimit tim në arsimin e lartë kam qenë një studente ekselente.

EKSPERIENCA

  • Kam punuar si Psikologe Keshillimi në kompani të ndryshme në Tiranë, ku kam kryer terapi individuale dhe terapi grupi.
  • Kam punuar dhe në shoqatë bamirësie si psikologe këshillimi,
  • gjithashtu dhe në portal ku kam shkruar rreth 200 artikuj me tema psikologjike dhe sociale.
  • Aktualisht kam studion time psikologjike ku kryej terapi individuale, në grup dhe në çift.
  • Menaxhoj dhe Website-in tim i cili më lejon të integroj pasionin tim profesional për mediat sociale, lidhjen në internet, komunitetin dhe praktikën psikologjike.