Pse duhet te flisni me një psikolog?

Ka shumë arsye që njerëzit kërkojnë terapi, si: stresi, ankthi, depresioni, trauma, paniku, marrëdhënie të ndryshme problematike etj.

Arsyeja #1: Miqtë dhe familja nuk mund të jenë “terapia” juaj e përhershme. Këshillat e tyre janë nga botëkuptimi i tyre, dhe e gjithë kjo mund të shërbejë vetëm si mbështetje. Gjithashtu ndonjëherë reagimi i tyre negativ dhe i papritur mund t’ju lëndojë akoma dhe më shumë në lidhje me situatën.

Arsyeja #2: Kujdesuni për veten
Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Praktika e vetë-kujdesit dhe e vetë-dashurisë do ju ndihmojë të keni një jetë më të shëndetshme, dhe për ketë mund t’ju ndihmojë vetëm një psikolog me teknikat e tij. Të gjithë kanë nevojë për një rrugëdalje, në mënyrë ideale një psikolog shërben për të shkarkuar të gjitha “ndjesitë e rënda”.

Arsyeja # 3: Ju ndihmon të zbuloni arsyet dhe strategjitë e përballimit. Terapia mund t’ju ndihmojë të zbuloni arsyet që ju shkajtojnë ndjesitë e tua psikologjike. Gjithashtu ju mësojnë dhe strategji të reja përballimi për të menaxhuar problemet aktuale dhe të ardhshme.

Arsyeja #4: Terapisti krijon një ambjent të sigurt dhe jogjykues për ju. Ndërton një marrëdhënie të shëndetshme dhe unike me klientin.

Arsyeja #5: Disa çështje në jetën tuaj mund të jenë të tolerueshme ndërsa disa të tjera janë të pakontrollueshme dhe kanë shumë nevojë për terapi. Terapia mund t’ju ndihmojë të kapërceni stresorët aktual dhe ju armatos me aftësitë për të menaxhuar çështjet e shëndetit tuaj mendor.