Vetë-pranimi është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes ndërkohë që rriteni. Nuk është një zgjidhje e shpejtë dhe do kohën e saj. Të qënit vetë-pranues do t’ju ndihmojë të pranoni veten dhe të tjerët dhe të jeni më pak kritik si ndaj vetes ashtu dhe të tjerëve.
- Mbani një ditar të vetë-pranimit dhe shkruani mesazhet që po i dërgoni vetes.
- Vlerësoni dhe punoni për çdo traumë, apo problem të kaluar. Mundohuni të identifikoni gjithçka që keni përjetuar dhe filloni të punoni me to. Ju mund t’ju duhet ta bëni këtë me një terapist.
- Përcaktoni çfarë besoni dhe çfarë nuk besoni. Shkruani vlerat tuaja dhe pse dëshironi të jetoni sipas këtyre vlerave. Sistemi juaj i vlerave mund të përfshijë disa nga ato që ju mësuan gjatë rritjes.
- Përdorni veten tuaj të rritur për të korrigjuar mesazhet negative që po i dërgoni vetes. Shkruani fëmijës tuaj të brendshëm dhe flisni me të ashtu siç do të flisnit me çdo fëmijë të vogël, i cili ka nevoj për atë çfarë ju keni nevojë.
- Falini vetes gabimet dhe dështimet. Ne nuk mund të fajësojmë veten për gjëra që nuk i dinim. Është e rëndësishme të mësojmë nga gabimet tona, por nuk është kurrë e dobishme të vazhdojmë të ndëshkojmë veten për ato gabime që ne tashme i kemi jetuar, mesuar dhe rritur prej tyre.
- Pranoni papërsosmërinë. Mësoni të pranoni veten për atë që jeni: Pikat tuaja të forta, dobësitë, gabimet dhe gjithçka. Jeta juaj është vetëm e juaja, jetojeni atë duke pranuar veten, punuar me veten për veten tuaj.