Pedofilia, çrregullimi i fantazisë dhe impulset

PEDOFILIA ËSHTË NJË ÇRREGULLIM NË TË CILIN SHUMË PAK PERSONA MUND TË KLASIFIKOHEN PËR SHKAK TË MBAJTJES SEKRET TË MENDIMEVE DHE PËR FAKTIN QË SHUMË PAK ABUZUES PRANOJNË FANTAZITË DEVIJUESE DHE IMPULSET E TYRE. PEDOFILIA ËSHTË NJË VETË-ZBULIM DHE NUK ËSHTË NJË ZGJEDHJE, KJO ËSHTË DHE ARSYEJA QË KLASIFIKOHET NJË ÇRREGULLIM. 

Pedofilët kanë dëshira të forta seksuale dhe sjellje që përfshijnë marrëdhënie seksuale me fëmijë të moshës 13-vjeçare ose më të rinj. Dhe karakteristika kryesore e tyre është dhunimi. Gjithashtu vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët, depresioni, ankthi dhe problemet e personalitetit. Që një person të klasifikohet si pedofil duhet të jetë mbi 16 vjeç dhe të jetë të paktën 5 vjet më i madh se fëmija prej të cilit është i tërhequr. Pedofili mund të kategorizohet si ekskluziv ose jo-ekskluziv. Pedofilët ekskluziv tërhiqen vetëm nga fëmijët. Pedofilët jo-ekskluziv tërhiqen seksualisht edhe nga të rriturit edhe nga fëmijët.

Çfarë e shkakton pedofilinë?

Ka dy faktorë të cilët mund të shkaktojnë pedofilinë dhe ato janë biologjik dhe mjedisor. Ne shumë raste abuzuesit seksual të fëmijëve vuajnë nga përvojat traumatike gjatë fëmijërisë së tyre, ato kanë kaluar trazime të hershme neuro-zhvillimore ku e gjithë kjo ka shkaktuar anomalitë strukturore në trurin e pedofilëve.

Si të mbrojmë fëmijët?

Shumica e rasteve mund të parandalohen vetëm nga vigjilenca e prindërve, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm si prindër dhe është detyra juaj së pari të merrni informacione mbi pedofilët, mbi karakteristikat e tyre dhe mënyrën se si mund të mbroni  fëmijët, ndonëse është shumë e vështirë të pranohet nga prindi, që dikush shumë afër fëmijës tuaj mund të jetë pedofil.

*Edukoni veten për shenjat e abuzimit seksual të fëmijëve.

*Kontrolloni vazhdimisht përdorimet e internetit të tyre.

*Interesohu për shokët në shkollë, interesohu se me kë shoqërohet, dhe çdo aktivitet që bën.

*Jepuni fëmijëve njohuri rreth kësaj teme, dhe flisni shumë me të, merreni iniciativën që herët për ta njohur me pjesët e trupit, dhe biseda rreth abuzimit vjen natyrshëm.

*Mësojini fëmijëve kufijtë e trupit të tyre.

*Mësojini fëmijët të kenë besim në vete, të kundërshtojnë dhe flasin me ju për çdo gjë të pazakontë që lidhet me personat që shfaqin interes për organet e tyre gjenitale.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *