Pas çdo fëmije që beson në vetvete, është një i rritur i cili e ka besuar më parë këtë.

Vetëbesimi është një proces i vazhdueshëm në të cilin prindërit janë modeluesit më të rëndësishëm. Gjithçka që një fëmijë bën është e vëzhguar, mësuar dhe modeluar nga prindërit, ndaj nëse një prind beson në vetvete edhe fëmija do t’a bëjë këtë gjë.

Një i rritur pa vetëbesim, beson se vlen më pak se të tjerët. Gjithçka u duket e dyshimtë dhe e kanë të veshtirë të marrin hapa. Nuk kanë guxim.
Ata kanë frikë nga reagimet apo konfliktet. Duan të jenë dhe duken perfekt, gjë që kontribon për një vetëbesim të ulët. Ata ju shmangen tentativave për të provuar përsëri. Janë pak të fokusuar tek vetja.

Gjithë këto ndjenja vijnë si pasojë e një prindërimi jo të mirë, që rrisin dhe injektojnë tek femijët vetëbesim të ulët, duke zhvilluar kështu të rritur që nuk besojnë në vete dhe u trashëgojnë fëmijëve të tyre të njëjtat pasiguri.

Çfarë duhet të bëjnë prindërit për këtë?

Së pari, është shumë e rëndësishme të mos fillojmë nga fëmija por nga vetja. Nëse kemi besim në veten tonë atëherë kemi besim dhe tek fëmija dhe zhvillojmë tek ai të njejtën gjë.

  • “Ne jeni çfarë mendojmë”, ndaj duhet të pastrojmë mendimet dhe t’i zëvendësojmë ato me mendime pozitive.
  • Zhvillo zakone emocionale të shëndetshme.
  • Përballu me frikën, konfliktet dhe pasiguritë.
  • Mos u krahaso me të tjerët, fillo të jesh vetvetja, dhe të bësh më të mirën tënde gjithkund. Je unik dhe nuk vlen më pak se të tjerët.
  • Ki guxim, vetëbesimin e rrit të guxuarit, të mësuarit dhe të dështuarit, nuk e rrit dëshira për tu dukur perfekt, ndaj guxo, ti ke mënyrën tënde unike që është “mjaftueshëm”.

Si të rrisim vetëbesimin e fëmijëve?

  • Vlerëso çdo përpjekje të tyre, vlerësimi yt si prind është gjithçka për ato.
  • Lëre fëmijën të jetë kureshtar dhe lëre të gabojë, kjo vlen më shumë se “fjalia” juaj që i paraprinë rrezikut.
  • Inkurajo fëmijën për përvoja të reja.
  • Jepi forcë emocionale në gjithçka që bën.
  • Bëje të kuptojë që ti si prind e mbështet dhe e pranon ashtu sic është, por bëje të kuptojë që ka gjithmonë hapësira për t’u përmirësuar.
  • Mesoje të mos krahasohet me të tjerët por të dojë veten dhe të ketë besim në aftësitë e tij.
  • Jepini përgjegjësi familjare, kjo do e bëjë të ndihet i përfshirë dhe i dobishëm.
  • Duartrokit për çdo arritje sado e vogël qoftë, kjo ju jep besim për të provuar çdo ditë e më shumë.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *