Mos rrisni fëmijë të bindur por fëmijë të pavarur

Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre t’u binden, që fëmijët të dëgjojnë dhe të bëjnë siç u thuhet. Mirëpo duhet pranuar që kjo gjë nuk është e lehtë.


A duhet t’i binden fëmijët ‘verbërisht’ gjithçkaje që u thuhet atyre?

  • Një fëmijë i bindur në gjithçka që i thuhet, është një fëmijë i cili nuk mëson të marrë përgjegjësi. Fëmijët nëpërmjet gabimeve njohin botën, veten dhe mësojnë se çfarë është “e pranueshme” dhe “e papranueshme” për të rriturit.
  • Mosbindja është një pjesë e procesit zhvillimor të fëmijëve në të cilin ata mësojnë përmes gjykimit dhe gabimit. Pra, mosbindja është normale për fëmijët, duhet t’a kalojë çdo fëmijë ndërsa rritet.

Çfarë duhet të bëjnë prindërit për këtë?

  • Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon pozitivisht në korrigjimin e mosbindjes së fëmijës është komunikimi. Në vend që t’i bërtisni menjëherë, duhet të bashkëbisedoni, duhet t’i sqaroni fëmijët në lidhje me gabimin. Komunikimi korrigjon sjelljen. Gjithashtu është e rëndësishme që ju të ndërtoni dhe një model komunikimi me pjesëtarët e tjerë të famljes, pasi fëmijët kanë tëndencën të modelojnë dhe të mos dëgjojnë çfarë u këshillohet. Pra, modeli juaj në sjelljen që tregoni me pjesëtarët e tjerë të familjes ndikon pozitivisht tek fëmija juaj.
  • Gjithashtu ju duhet të kuptoni pse fëmija shfaq mosbindje, dhe duhet të kuptoni faktorët që e çojnë në këtë mosbindje. Ju duhet të luani një rol mbështetës dhe duhet të ndërtoni një derë hyrëse, që të bën dhe ty si prind të kuptosh botën e fëmijës.

Është e rëndësishme që fëmija të veprojë duke menduar dhe të bëjë atë që mendon të arsyeshme pa qenë të imponuar nga prindi. Fëmija nuk duhet të ketë frikë nga ndëshkimi, por duhet të marrë përgjegjësi, dhe të arsyetojë duke marrë parasysh mbështetjen dhe modelimin tuaj. I gjithë procesi i të krijuarit një raport komunikimi me fëmijën tuaj kërkon impenjim dhe kohë.
 
E rëndësishme është që të zhvillojë pavarësinë e tij në të vepruar por duke modeluar veprimet e duhura dhe duke kuptuar në mënyrën e duhur atë që është e “pranueshme” dhe atë që është e “papranushme” nga prindi. Mos rrisni fëmijë të bindur por fëmijë të pavarur!

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *