Meditimi është çelës për hapjen e dyerve të ekzistencës

“Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryezë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunjë para teje”– Franz Kafka

Meditimi qetëson mendjen, mund të zhvillojë memorien si dhe të reduktojë depresionin. Meditimi u sugjerohet individëve të cilët vuajnë nga pagjumësia, stresi, ankthi. Është një terapi alternative e cila ndihmon njerëzit të ekuilibrojnë gjendjen fizike, psikologjike dhe emocionale.

Trupi, zemra, mendja rrjedhin në të njëjtën mënyrë. Meditimi fillon nga trupi, përshkon zemrën, depërton deri tek mendja.

Meditoni çdo ditë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, pasi mendja është mekanizëm, kështu trupi dhe mendja do ju kërkojë që ju të meditoni.

Kur zgjohemi nga gjumi, natyra ngjallet, nuk ka më errësirë, dielli lind, dhe çdo gjë bëhet e vetëdijshme.

Gjej veten, fillon dhe mbaron me ty. Merr frymë thellë, përqafo gjithë qenjen tënde, duaje atë.

Jini mirënjohës për frymëmarrjen, për gjithë trupin tuaj, për jetën. Jini të pranishëm, këtu dhe tani.

Qeshuni dhe këndoni, kërceni dhe bërtisni, rrini dhe jetoni, duani dhe lutuni, mos lejoni që rutina t’ju ndalojë të merrni frymë thellë, dhe qetësisht, të ndjeni, kontrolloni dhe përqafoni gjithë qenjen tuaj.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *