Klaustrofobia dhe trajtimi psikoterapeutik nëpërmjet BWRT® Brain Working Recursive Therapy®

Klaustrofobia është një çrregullim ankthi që shkakton një frikë të madhe nga hapësirat e mbyllura. Një profesionist i shëndetit mendor mund t’ju vlerësojë dhe përcaktojë nëse simptomat tuaja janë rezultat i një fobie të tillë si Klaustrofobia.

Nëse jeni klaustrofobik, mund të përjetoni ankth të butë apo edhe sulme të rënda paniku. Gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të tilla si: gulçim, rrahje të shpejta të zemrës, djersitje, marramendje, goje e thate, dhimbje koke, mpirje, ndjenja e mbytjes, frika nga dëmtimi ose sëmundja.

Simptomat në përgjithësi zhvillohen gjatë fëmijërisë ose adoleshencës, dhe me pas lënë gjurmë në jetën e individëve klaustrofobikë.

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë simptomë të klaustrofobisë, është e rëndësishme të kontaktoni një profesionist të shëndetit mendor.

BWRT® Brain Working Recursive Therapy®, është një ndërhyrje moderne psikoterapeutike e bazuar në neuroshkencë e cila ka rezultuar e suksesshme  në zvogëlimin e simptomave të lidhura me fobitë, në veçanti është treguar të jetë mjaft e suksesshme në trajtimin e klaustrofobisë. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *