Fëmijët tuaj ju njohin më mirë se ç’njihni ju veten.

Që në vogëli fëmijët tuaj mësojnë t’ju njohin më mirë se ç’njihni ju veten. Çdo sjellje e juaja është e modeluar dhe e vëzhguar nga fëmija juaj. Ndaj shpeshherë gjendemi përballë situatave në të cilat duhet të veprojmë siç dëshiron fëmija dhe jo ashtu siç është e duhura.

Pse ndodh kjo situatë?
Kjo situatë ndodh pasi fëmija juaj njeh tek ju karakterin tuaj të brishtë ndaj tij, dhe dobësinë që keni në momentin që fëmija juaj kërkon diçka. Kur fëmija kërkon apo dëshiron diçka prindërit nuk ngurojnë dhe ia plotësojnë çdo dëshirë, të paktën kështu dëshirojnë t’a bëjnë për disa kohë por harrojnë që kjo lloj sjellje bëhet ves dhe pastaj është shumë e vështirë të disiplinosh këtë aspekt tek fëmija juaj. Një situatë tjetër ndodh kur fëmija juaj mund të ketë një shqetësim të vogël shëndetsor dhe ju menjeherë shqetësoheni dhe ndaloni së çuari në çerdhe, në kopësht apo dhe shkollë, kjo gjë është e gabuar pasi fëmija njeh tek ju dobësinë tuaj ndaj tij dhe këtë situatë e provokon disa herë, sa herë të dëshirojë të mos shkojë në kopësht apo shkollë, duke u “shtirur” si i sëmurë dhe duke përdorur natyrën tuaj të ndjeshme ndaj tij. Gjithashtu dhe taktika të tjera që fëmija e arrin gjithmonë atë që do, nëpërmjet gjërave materiale, teknologjisë, lodrave etj. Fëmija juaj ju njeh ju më mirë se ç’njihni ju veten.

Si duhet të veproni?
Pavarësisht se fëmija juaj është shumë i shtrenjtë për ju, është e rëndësishme që t’a disiplinoni atë siç duhet. Që kur e sillni në jetë e më vonë mundohuni t’a “kontrolloni” ju fëmijën tuaj dhe jo fëmija juaj ju. Mundohuni t’a disiplinoni atë që të sillet, ushqehet apo veprojë pa u stimuluar nga faktorë si pushimi në shtëpi, telefoni gjatë ushqimit etj.

Edhe pse jeni prindi i tij mos tregoni një karakter të dobët dhe mos e disiplinoni në mënyrë të tillë që t’a përdorë dobësinë tuaj, pasi e gjithë kjo ndikon negativisht në stilet që fëmija juaj do praktikojë në fëmijëri dhe gjatë gjithë jetës. Lëreni të rritet dhe shijojë fëmijërinë por pa u llastuar dhe praktikuar teknika si pasojë e sjelljes tuaj tolerante.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *