Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!


“Dëgjoni me vëmendje çdo gjë që do t‘ju thotë fëmija juaj, pavarësisht ç’ka. Nëse nuk dëgjoni me padurim gjërat e vogla kur ata janë të vegjël, ata nuk do t’jua tregojnë gjërat e mëdha kur do të rriten, sepse për ata e gjithë kjo ka qenë gjë e madhe.” – Catherine M. Ëallace

Fëmijëria është gjëja më e rëndësishme dhe jetësore për një individ. Të gjithë prindërit dhe nëse nuk ndihen gati duhet të luftojnë për të qenë gati dhe për të rritur një fëmijë sa më të shëndetshëm si nga ana fizike ashtu dhe mendore.

Gjithçka ndikon tek fëmija juaj, marrëdhënja që keni me bashkëshortin, me familjarët, ankthi gjatë gjidhënjes, depresioni pas lindjes, mënyra se si ti reagon dhe kur je vetëm me fëmijën tënd, dhe kur lodhesh së përkujdesuri. E më vonë ndarja nga ti, që është një traumë më vete, çerdhja, kopshti apo dado.

Gjithashtu dhe marrëdhënja me grupin shoqëror që e rrethon, nuk duhet aspak të rrijë indiferent, të nënvlerësohet apo dhunohet. Këtu prindi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm dhe i detajshëm.

Askush nuk mund t’a dhunojë fëmijën tënd në asnjë formë. Gjithçka cënon gjendjen e tij psikologjike. Nëse nuk keni një komunikim të thellë, dhe nëse nuk kaloni një kohë cilësore me fëmijën tuaj nuk do e kuptoni kurrë se çfarë nuk shkon mirë.

Mosha 0-6 vjeç është shumë e rëndësishme për gjithë personalitetin e fëmijës tuaj, ndaj dëgjojini fëmijët, flisni me ta për ndjenjat e tyre, përqafojini ato për t’ju dhënë siguri, dashuri, mbrojtje, luani, festoni bashkë, mbështetini dhe duartrokisni për arritjet e tyre të vogla, dhe gjithmonë jini krenarë për atë çka ato janë. Mos e projektoni fëmijën tuaj si “fëmijë perfekt” dhe mundohuni që ato tipare të mos ja vishni asnjëherë.

Konsultohuni me psikologun për gjithcka, ose lexoni ose mësoni nga eksperiencat e mikeshave. Bëni dicka, fëmijëria e fëmijës tuaj mos të kërcënohet nga asgjë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *