E rëndësishme nuk është që fëmija juaj të jetë më i miri në klasë, por të bëjë më të mirën e tij.

0 deri ne 6 vjeç eshte mosha me e rendesishme ku ti si prind kujdesesh qe femija yt te kete nje shendet te mire mendor, qe lidhet me menyren se si reagon, si ndihet, si sillet, sa i pavarur eshte, dhe se si i jane mesuar te behen gjerat, pra faktor te rendesishem te personalitetit. Ne moshen 6 vjeçare femijes tend i duhet te perballet me shkollen, me detyrat, me shoket, shoqet, pra me nje realitet ndryshe. Ajo çka prinderit duhet te kene parasysh eshte shume e rendesishme per shendetin e tyre psikologjik. 

Se pari, prindi duhet te punoje paraprakisht me idene qe shkolla po fillon, çfare do ndryshoje dhe se si femija duhet ta perballoje te gjithe kete. Gjithashtu prinderit ose personat me te afert te familjes me te cilet femija eshte i lidhur duhet te ndajne eksperiencat e tyre te mira ne lidhje me shkollen. Mos harroni çdo moment te perserisni veten duke treguar mbeshtetje, siguri dhe shume dashuri. Ju deri tani keni punuar me femijen tuaj, i keni mesuar pak nga pak, se si mesohet, se si sillet, por asnje moment nuk duhet te harroni faktin qe e rendesishme nuk eshte qe femija juaj te jete me i miri ne klase, por te beje me te miren e tij. Prindi duhet te mesoje te njohe femijen e tij, dhe te dije se ç’di te beje me mire dhe a mundet te beje me shume. Ndaj duke njohur femijen tuaj ju nuk i ushtroni atij presion per te qene patjeter me i miri ne klase por te bej me te miren e tij. Keshtu fiton siguri dhe vetebesim. Kjo eshte menyra e vetme qe femija juaj te permiresohet…! 

Kur femija juaj te kthehet nga shkolla pyetja e pare qe ne pergjithesisht u bejme femijeve eshte: “Çfare note more sot?” Ne fakt kjo eshte pyetja me e gabuar qe prinderit bejne. Femija duhet te pyetet, si ka kaluar? Si eshte argetuar? Dhe duhet ta lini te lire te shprehet per ate çka femija deshiron apo i ka bere pershtypje, dhe pavaresisht lodhjes tuaj te perditshme ne pune, ju duhet te gjeni gjithmone kohe per ta degjuar, pyetur, dhe treguar se sa shume ju intereson gjithcka qe ato duan te thone. I gjithe ky proçes eshte shume i rendesishem dhe delikat, prindi duhet te tregohet i kujdesshem dhe i detajshem, femija juaj mund te filloje te shfaqe shenja te stresit, ankthit, apo te ndihet i vetmuar dhe jo i pershtatshem per ambjentin e shkolles. Ndaj roli juaj eshte shume i rendesishem ne pershtatjen e femijes ne shkolle. 

Fillimi i shkolles eshte nje ngjarje e re jo vetem per femijet por dhe per ju, dhe menyra se si ju e perballoni modelohet menjehere nga femija juaj, ndaj duhet te jeni te kujdesshem ne menaxhimin e emocioneve tuaja.

About the author

Author

View all posts

2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *