DEPRESIONI POST-PARTUM TEK NENAT DHE BABALLARET

Lindja e një foshnje mund të shkaktojë një shumëllojshmëri emocionesh, nga gëzimi deri tek frika dhe ankthi.  Por, gjithashtu mund të rezultojë në diçka që mund të mos e prisni, depresioni.

Depresioni pas lindjes tek nënat

Shumica e nënave të reja përjetojnë luhatje humori, ankth, pagjumësi, shqetësim etj. Kjo është krejt normale, dhe zgjat 2 javë. Por disa nëna të tjera përjetojnë një formë depresioni më të rëndë dhe të gjatë, të njohur si depresion pas lindjes. 

Depresioni pas lindjes nuk është një e metë e karakterit ose një dobësi. Është thjesht një ndërlikim i lindjes. Nëse keni depresion pas lindjes, trajtimi i shpejtë mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat tuaja. Në trajtimin e shpejtë krahas konsultave me psikologun, dua të nënvizoj dhe disa keshilla praktike të cilat janë: 

•Lidhuni me beben tuaj, krijoni një komunikim të fortë, (një mënyrë pozitive është dhe gjidhënja).

•Mos harroni veten! Fakti që jeni bërë nënë, dhe fakti që trupi juaj ka pësuar ndryshime nuk duhet aspak të ndikoj në mënyrën e të menduarit për veten. Vazhdoni të kujdeseni për fizikun tuaj, për veshjen, dhe mundohuni të gjeni kohë për të bërë aktivitetet që bënit dhe me parë. 

Psikoza pas lindjes

Me psikozë pas lindjes, një gjendje e rrallë që zakonisht zhvillohet brenda javës së parë pas lindjes. Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë: Mendime obsesive për fëmijën tuaj , Halucinacione, Çrregullimet e gjumit, paranojë etj. Psikoza pas lindjes mund të çojë në mendime ose sjellje që mund te rrezikojnë veten dhe të tjerët. 

Depresioni pas lindjes tek baballarët e rinj

Baballarët e rinj gjithashtu mund të përjetojnë depresion pas lindjes.  Ata mund të ndjehen të trishtuar, të lodhur, mund të përjetojnë ankth, çrregullime të gjumit dhe të ngrënit.

Një nga arsyet që çon baballarët e rinj në depresion ka të bëj me përgjegjesitë financiare dhe me mungesën e përvojës në pëkujdesje ndaj bebes. Depresioni pas lindjes tek baballarët mund të ketë të njëjtin efekt negativ në marrëdhënie me partnerin dhe zhvillimin e fëmijës siç ndodh me depresionin pas lindjes tek nënat. 

Njerëzit me depresion mund të mos e njohin ose pranojnë se janë në depresion.  Pra, së pari ju duhet t’a pranoni.  Kur shikoni që diçka nuk shkon me ju, me mënyrën e të menduarit, të sjellurit, kur ndiheni në stres, ankth apo çrregullime të tjera duhet patjetër të konsultoheni me psikologun. Është shumë e rëndësishme për ju, për marrëdhënjen në çift, dhe për rritjen shëndetshëm të fëmijës tuaj. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *