Depresioni gjatë shtatëzanisë

Çrregullimet e humorit, ndjenjat e pashpresa ose pesimizmi, ndjenja faji dhe pafuqie karakterizojnë depresionin. Te gjitha këto ndjesi një femër mund t’i përjetoj gjatë shtatëzanisë. 

Ndryshimet e humorit gjatë shtatzënisë mund të shkaktohen nga ndryshimet fizike, lodhja, ndryshimet në metabolizmin tuaj, ose nga hormonet të cilat ndikojnë në luhatje të nivelit të neurotransmetuesve si serotonina, të cilat janë përgjegjëse për rregullimin e gjendjes tuaj emocionale. 

Disa nga simptomat janë:

•Ankth të vazhdueshëm
•Çrregullime të gjumit
•Çrregullime në të ngrënë
•Përqëndrimi dhe kujtesa

Çfarë duhet të bëni? 

Së pari duhet të dini që nuk jeni e vetme. Më shumë se 11 milion gra amerikane preken nga depresioni gjate shtatzanisë dhe pas lindjes çdo vit. Ndaj është shumë e rëndesishme të pranoni që depresioni apo gjendja juaj e vazhdueshme emocionale është krejt normale. 

Ajo çka duhet të bëni është e lidhur me mënyrën tuaj të jetesës. Duhet të gjeni patjeter atë çka ju bën të ndiheni mirë dhe që ju motivon. 

•Është e rëndësishme që të merreni me aktivitet fizik, perfshirë këtu dhe joga per shtatëzaninë. 

•Ushqehuni shëndetshëm

•Takoni miq dhe mos lejoni që dita juaj t’ju jap kohë për mendime negative

•Mendoni që do jeni një nënë shumë e mirë, dhe se instiktet e tua si nënë vijnë në momentin që sillni në jetë beben, ndaj nuk keni pse të shqetësoheni për asgjë. 

•Vishuni bukur! Një nga arsyet e luhatjeve të humorit janë dhe ndryshimet tuaja fizike që lidhen me stilin e të veshurit. Shtatëzania është një nga periudhat më të bukura ndaj ashtu siç jeni vishuni dhe ndihuni bukur. 

Nëse gjendja juaj e depresionit vazhdon për një kohë të gjatë është e rëndësishme të këshilloheni me psikologun. Mos harroni që nuk është vetem kequshqyerja juaj që e demton beben, por dhe gjendja juaj e vazhdueshme emocionale. Emocionet e një nëne ndikojnë tek embrioni që kur është 6 muajsh dhe efekti nuk është vetëm i përkohshëm, por le shenja pergjithmone.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *