Çrregullimi narcistik I personalitetit

Narcisi ishte një djalë i cili u dashurua me nimfën Jehona e cila ishte e ndëshkuar nga Era, gruaja e Zeusit, që kur fliste, mund të përsëriste vetëm shkronjat e fundit të fjalëve të thëna nga të tjerët. Kështu ajo nuk kishte mundësi që ti shprehte dashurinë Narcisit, si e tillë u refuzua nga ai, u sëmurë dhe vdiq nga zemra. Atëherë zotat e ndëshkuan Narcisin për mënyrën se si trajtoj Jehonën, duke bërë që ai të dashurohej me imazhin e tij. Një ditë Narcisi pa imazhin e tij të reflektuar në ujë dhe u dashurua çmendurisht me veten e tij, duke mos dashur të braktiste më kurrë atë vend. Kështu vdiq duke u kthyer në një narcis, një lule e bukur që rritet pranë burimeve. Nëse Narsici do ti thoshte Jehonës “te dua” atëherë ajo do të përsëriste këto fjalë pas tij dhe ai do të ndihej I dashuruar pas saj, por ai nuk ja shprehu kurrë dashurinë sepse ishte I paaftë të ndjente dhe donte dikë.

Çrregullimi narcistik i personalitetit është një çrregullim i cili prek shumë persona. Këto individ kanë një nevojë të domosdoshme për tu ndjerë të admiruar, kanë një ndjenjë të fuqishme të vlerësimit të vetes dhe nënvlerësimit të të tjerëve, ndihen superior, të veçantë, të përsosur dhe plot aftësi. Individët me këtë çrregullim mendojnë që nevojat e tyre janë të veçanta, njerëzit që duhet të takojnë duhet të jenë të veçantë. Nuk janë empatik, kanë nevojë të domosdoshme për tituj dhe i shfrytëzojnë të tjerët.

Personat me çrregullimin narcistik të personalitetit janë ziliqarë ndaj të tjerëve ose duan që të tjerët ti kenë zili. Ata nuk mund të pranojnë sukseset e të tjerëve. Janë të ftohtë dhe kanë një mungesë interesi ndaj personave të cilët nuk i përkasin “nivelit të tyre”. Nuk i pranojnë mendimet e të tjerëve dhe kështu izolojnë veten nga mjedisi social. Vuajnë dhe nga çrregullime shoqëruese si: çrregullimet e humorit, çrregullimet e ankthit, çrregullimi antisocial, sadist etj,  të cilat shpesh i përdorin si një mënyrë për të siguruar vëmendje.

Nëse një prind është narcist  atëherë dhe fëmija do të modeloj sjellje narciste. Pasi këta prindër dëshirojnë të kenë fëmijë të veçantë, të bukur dhe shumë të suksesshëm, kështu ato ndonjëherë zmadhojnë aftësitë dhe arritjet e fëmijës. Duke shkaktuar ndjenja dhe personalitet narcist tek fëmijët.

Personat që vuajnë nga çrregullimi narcistik i personalitetit mund të kërkojnë trajtim dhe për shkak të problemeve që kanë në marrëdhënien me partnerin, me familjarët apo dhe me miqtë.  Në trajtimin e tyre nuk mund të pretendohet ndryshimi tërësor i tyre por modifikimi i mënyrës se si këto individ mendojnë dhe sillen.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *