Çrregullimi kufitar i personalitetit

Individët me çrregullim kufitar të personalitetit vuajnë një paqëndrueshmëri në fushën emocionale, të sjelljes, mendore dhe ndërpersonale. Keto individ kanë ndjesinë që do të braktisen, dhe ndarjet e mundshme çojnë në ndryshimet e sjelljes dhe ndjenjave të tyre. 

Personat me këtë çrregullim përjetojnë frikëra të shumta që lidhen me ndarjen, pasi mendojnë që braktisja vjen si pasojë e faktit që ato janë te “këqinj”.  Kjo lloj ndjesie i çon ne panik, inat, stres, ankth, irritim. Të gjitha këto ndjesi çojnë në shpërthime të vazhdueshme të cilat mund të zgjasin disa orë por dhe disa ditë. Ndaj këto individ e vuajnë shumë vetminë, dhe nuk mund te qëndrojnë kurrë vetëm. Ato i idealizojnë të dashurit e tyre dhe kërkojnë shumë nga ato, në të kundërtën pasojat e ndarjes mund te jenë katastrofike. Tipari kryesorë dallues i tyre është se këto individ karakterizohen nga kërkesa te ekzagjeruara emocionale, ndjenja “boshllëku”, sjellje dëmtuese, dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes, sjellje manipuluese etj. 

Çrregullimi i tyre lidhet dhe me faktin që janë shumë të paqëndrueshëm në lidhje me karrierën, shokët, dëshirat dhe qëllimet. Keto individë mund të kenë dhe ndjenja te mos “ekzistencës”. Dhe kjo ndjesi vjen si pasojë e një marrëdhënje jo të mirë me dikë. 

Ky lloj çrregullimi mund të bashkëshfaqet dhe me: çrregullimet e ankthit, të ngrënit, çrregullimet e stresit pas traumës, çrregullimet e vëmendjes, çrregullimet opsesiv-kompulsiv të personalitetit si dhe çrregullimet që lidhen me abuzimin me substanca. 

TRAJTIMI

Trajtimi i individëve që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit kufitar është i vështirë dhe kërkon shumë kohë. Si fillim është e rëndësishme që të ulim sjelljet vetëdëmtuese, dhe të ulim sjelljet që ndërhyjnë në cilësinë e jetës. Së dyti, duhet punuar me ndjenjat e së shkuarës me qëllim që të reduktohen çrregullimet e stresit pas traumatik. Së treti, është e nevojshme që te punohet me vetë-respektin, vetebesimin dhe me arritjet e synimet individuale. Seancat duhet të kryhen një herë në javë dhe zgjasin 50-90 minua. Por, ne raste krize takimet mund te jene me te shpeshta. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *