Çrregullimi i varur i personalitetit

Tipari kryesor i çrregullimit të personalitetit të varur është një nevojë e tepruar për përkujdesje, e cila çon drejt zhvillimit të një sjellje të nënshtruar dhe të bindur ndaj personave të cilët ato janë të varur.

Personat me ÇPV përjetojnë vështirësi në marrjen e vendimeve, i lejojnë të tjerët të marrin iniciativa për to dhe të mbajnë pergjegjësi për jetën e tyre. Këto persona e kanë të veshtirë t’i kundërshtojnë personat të cilët janë të varur sepse kanë frikë se mund t’i humbasin dhe kështu humbasin mbështetjen dhe miratimin e tyre.

Ndihen të paaftë, dhe nuk zemërohen me personat që u ofrojnë mbështetje. Nuk janë të pavarur, nuk kanë besim në vete, nuk i përfundojnë detyrat e tyre. Ato mund të bëjnë vetësakrifica për të tjerët pasi kanë frikë nga braktisja dhe ndihen të paaftë për tu kujdesur për veten.

Kur e humbasin marrëdhënien me dikë personat me ÇPV kërkojnë të vendosin një marrëdhënie të re varësie në mënyrë që të ndihen vazhdimisht të sigurt që do të kenë kujdes dhe mbështetje.

Është e rëndësishme të theksohet se personat me ÇPV preokupohen në menyrë jo të bazaar në realitet dhe e teprojnë me sjelljet e tyre.

Ato vetëdyshojnë, ndihen pesimist, kanë çrregullime të humorit, të ankthit, dhe të përshtatjes.

Ato i shmangin pozicionet me përgjegjësi dhe marrëdhëniet e tyre sociale mund të kufizohen vetëm tek ato njerëz të cilët ato janë të varur.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *