Çrregullimi I stresit pas traumës

Çfarë është stresi pas traumatik?

Stresi pastraumatik është një ndër çrregullimet më të studiuara të ankthit. Shfaqet në një kohë të qetë, pikërisht atëherë kur klienti mendon se e ka jetën tërësisht në rregull dhe nën kontoll. Stresi pastraumatik shfaqet pas traumës, por koha e vijimësisë shkon nga më të shkurtrat deri në periudha të gjata.

Faktorët që ndikojnë në prekjen e një individi me CSPT janë:

  • Përjetimi I drejtëpërdrejt I traumës
  • Të qënit I pranishëm në një ngjarje traumatike
  • Informimi nga të tjerët për një rast serioz në lidhje me dikë të afërt, aksident ose sëmundje.

Simptomat janë:

  • Kujtimet e vazhdueshme
  • Munges e interesit për aktivitet
  • Shkëputje nga realiteti
  • Sjellje shmangëse
  • Mpirje emocionale
  • Klienti nuk mund të shpreh emocionet
  • Klienti ndihet pesimist në lidhje me të ardhmen
  • Shpërthime zemërimi
  • Vështirësi në përqendrim
  • Ndjenja faji
  • Pagjumësi, dhimbje koke, djersitje, gjendje te fikët, marrje mendësh, stres, ankth, paaftësi, turp etj
  • Ndikon gjithashtu ne identitet, vetëvlerësim, siguri për jetën etj.

Fëmijët dhe simptomat PTSD

Fëmijët reagojnë ndryshe nga të rriturit.

Tek femijët shfaqen:

  • Sjellje te çorganizuara,
  • Shikojnë ëndrra të frikshme,
  • Probleme me gjumin,
  • Nervozizëm dhe shpërthime të zemëruara,
  • Urinimi në shtrat kur më parë kishte mesuar të shkonte në banjë,
  • Ndalon se foluri,
  • Ri-përjeton dhe ri-prodhon traumën në momente të ndryshme gjatë aktiviteteteve  me fëmijët e tjerë.

Si kurohet  PTSD?
Trajtimet e personave me  PTSD janë:

  •       Psikoterapi
  •       Farmakoterapia
  •       Ose kombinimi i të dyjave.

Psikoterapia

  • Çrregullimi I stresit pa traumatik ka nevojë për seanca terapeutike ku terapisti ndihmon klientin që ti kapërcej pasojat negative të traumës duke e ripërjetuar atë.
  • Psikoterapia mund të jetë individuale apo në grup.
  • Zgjat zakonisht nga 6 – 12 javë

Terapia farmakologjike: 

US Food and Drug Administration (FDA) ka aprovuar 2 mjekime për trajtimin e PTSD
* Sertralina (Zoloft)
* Paroxetina (Sereupin)

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *