Çfarë është stresi pas traumatik?

Stresi pastraumatik është një ndër çrregullimet më të studiuara të ankthit. Shfaqet në një kohë të qetë, pikërisht atëherë kur klienti mendon se e ka jetën tërësisht në rregull dhe nën kontoll. Stresi pastraumatik shfaqet pas traumës, por koha e vijimësisë shkon nga më të shkurtrat deri në periudha të gjata.
Faktorët që ndikojnë në prekjen e një individi me CSPT janë:
- Përjetimi I drejtëpërdrejt I traumës
- Të qënit I pranishëm në një ngjarje traumatike
- Informimi nga të tjerët për një rast serioz në lidhje me dikë të afërt, aksident ose sëmundje.
Simptomat janë:
- Kujtimet e vazhdueshme
- Munges e interesit për aktivitet
- Shkëputje nga realiteti
- Sjellje shmangëse
- Mpirje emocionale
- Klienti nuk mund të shpreh emocionet
- Klienti ndihet pesimist në lidhje me të ardhmen
- Shpërthime zemërimi
- Vështirësi në përqendrim
- Ndjenja faji
- Pagjumësi, dhimbje koke, djersitje, gjendje te fikët, marrje mendësh, stres, ankth, paaftësi, turp etj
- Ndikon gjithashtu ne identitet, vetëvlerësim, siguri për jetën etj.
Fëmijët dhe simptomat PTSD

Fëmijët reagojnë ndryshe nga të rriturit.
Tek femijët shfaqen:
- Sjellje te çorganizuara,
- Shikojnë ëndrra të frikshme,
- Probleme me gjumin,
- Nervozizëm dhe shpërthime të zemëruara,
- Urinimi në shtrat kur më parë kishte mesuar të shkonte në banjë,
- Ndalon se foluri,
- Ri-përjeton dhe ri-prodhon traumën në momente të ndryshme gjatë aktiviteteteve me fëmijët e tjerë.
Si kurohet PTSD?
Trajtimet e personave me PTSD janë:
- Psikoterapi
- Farmakoterapia
- Ose kombinimi i të dyjave.
Psikoterapia

- Çrregullimi I stresit pa traumatik ka nevojë për seanca terapeutike ku terapisti ndihmon klientin që ti kapërcej pasojat negative të traumës duke e ripërjetuar atë.
- Psikoterapia mund të jetë individuale apo në grup.
- Zgjat zakonisht nga 6 – 12 javë
Terapia farmakologjike:

US Food and Drug Administration (FDA) ka aprovuar 2 mjekime për trajtimin e PTSD
* Sertralina (Zoloft)
* Paroxetina (Sereupin)