Çrregullimet e të ngrënit dhe shtrembërimi i imazhit trupor

Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e sjelljeve problematike në të ngrënë. Anoreksia nervore dhe bulimia nervore janë dy çrregullime specifike të cilat janë një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin mendor.

  • Anoreksia nervore
    Individët të cilët vuajnë nga anoreksia nervore jetojnë nën frikën e vazhdueshme të “shëndoshjes”, dhe shqetësimi i tyre për peshën trupore rritet me humbjen e saj. Ato e kanë të domosdoshme humbjen e peshës dhe e lidhin këtë me disiplinën dhe kontrollin e vetes. Humbja e peshës arrihet përmes dietës, mosngrënies, dhe aktivitetit të tepruar fizik. Individët që vuajnë nga anoreksia nervore shfaqin simptoma depresive, vuajnë nga pagjumësia, distancohen nga të tjerët, dhe kanë interes të ulët seksual. Ata e kanë shumë problem që të hanë në publik, nervozohen kur mendojnë që nuk mund t’a kontrollojnë të ngrënin. Gjithashtu anoreksia nervore shkakton edhe çrregullime mjekësore shoqëruese si: anemi, hipertension, probleme dentare etj.
  • Bulimia nervore
    Individët me bulimi nervore mund të jenë në peshën e tyre normale, mbi ose pakëz nën peshë. Kanë frikë të hanë dhe reduktojnë ushqimin, gjithashtu evitojnë sjellje që nxisin të ngrënin. Kanë vetëvlerësim të ulët, çrregullime të humorit, ankth etj. Krizat bulimike ndodhin në vetmi dhe shoqërohen nga ndjesia e mungesës së kontrollit të vetes. Karakteristikë e bulimisë nervore është vjellja e vetëprovokuar e ushqimit pas ngrënies. Por gjithashtu karakteristikë janë dietat dhe ushtrimet fizike të tepruara. Individët me BN i japin shumë rëndësi formave trupore dhe e lidhin këtë me personalitetin, vetëvlerësimin etj.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *