Cilat janë problemet psikologjike që sjell përdorimi i teknologjisë tek femijët?

Padyshim që teknologjia ka sjell ndryshime pozitive dhe lehtësime të shumta por problemi qëndron tek fëmijët.

Si ndikon kjo teknologji tek ato? A janë fëmijët tonë të lumtur? A po e jetojnë ato fëmijerinë? Të gjitha këta pyetje duhet t’ja bëj prindi vetes para se t’i japi femijës telefonin. Ngarkesat e përditshme të prindit bëjnë që ky i fundit të ndihet i lodhur dhe mos të ketë mundesi të qetësoj fëmijën, duke i dhënë kështu telefonin. Padyshim që kjo është një zgjidhje e shpejt por po e dëmtoni shumë fëminë tuaj. 

Problemet psikologjike që sjell përdorimi i teknologjisë tek femijët janë të shumta. Fëmijët që në fëmijërinë e hershme fillojnë të mbyllen në botën e teknologjisë, brenda dhomës së tyre duke mos qenë një fëmije social. Gjë e cila do ju dëmtoj dhe juve, pasi dhe ndaj jush do jetë i mbyllur dhe nuk do shpreh emocionet, dashurinë, mendimet. 

Fëmijët të cilët krijojnë varësi nga teknologjia e kanë të vështirë te marrin iniciativa më vonë. E kane te veshtire te marrin vendine dhe të japin mendime. Mendja e tyre mund të punoj shpejt por jo me gjëra të prekshme. Duke zëvendësuar lodrat me telefonin fëmijët nuk zhvillojnë mendjen dhe imagjinatën e tyre. Gjithashtu bëhen shume nevrik, ankthioz dhe kanë luhatje humori. Të gjitha këto çrregullime shkaktohen vetëm nga perdorimi i teknologjisë dhe largimi i fëmijëve nga lodrat dhe loja.

Një prind duhet të dijë që “NJË FËMIJË I MOSHËS 4 – 5-VJEÇARE NUK DUHET TË QËNDROJË MË SHUMË SE 10 – 15 MINUTA, NJË ADOLESHENT JO MË SHUMË SE 30 MINUTA PËRPARA MJETEVE TEKNOLOGJIKE”. 

Ndaj largojeni fëmijën nga teknologjia, kaloni me të kohë cilësore dhe jepini rëndësi lojës.