Çfarë nuk duhet të neglizhojë një grua gjatë shtatëzanisë

Shtatëzania është një periudhë në të cilën nëna duhet të tregojë shumë kujdes. Për nënat e reja disa gjera janë krejtësisht të panjohura, ndaj është e nevojshme që të kenë informacionin e duhur.

1. Ushqehuni shëndetshëm
Foshnja ka vetëm një burim ushqimi… ai jeni ju. Ndaj është shumë e rëndësishme që të zgjidhni ushqimin tuaj dhe të hani sa më shëndetshëm. Lexoni rreth produkteve të cilat lejohen dhe produkteve të cilat nuk duhet të konsumohen gjatë shtatëzanisë. Por mos e teproni me të ngrënin në sasi, hani shëndetshëm dhe bëni kujdes me peshën.

2. Nuk lejohet duhanpirja, alkooli dhe mjekimi

Duhanpirja i merr foshnjës oksigjenin, duke çuar në rrezik fëmijën tuaj. Pirja e duhanit rrit dhe gjasat për abort, për të lindur fëmijë të vdekur, foshnja me deformime, gjithashtu pirja e duhanit çon dhe në lindje të parakohshme. Ndaj hiqni dorë plotësisht nga pirja e duhanit.

Konsumimi i rregullt i alkolit mund të shkaktojë dëmtime serioze ndaj është e rëndësishme të hiqni dorë krejtësisht nga alkoli mbasi askush nuk e di me saktësi kufirin e sigurt.

Shumica e barnave mund të kenë efekte të dëmshme për fëmijën ndaj shmangni marrjen e tyre gjatë shtatëzanisë, me përjashtim të rasteve kur këshillohen nga mjeku

3. Lexoni libra

Gjatë shtatëzanisë këshilloj që nënat të lexojnë libra që lidhen me shtatëzaninë dhe shpjegojnë zhvillimin e fëmijës, çfarë duhet të bëni, çfarë duhet të hani etj. E gjithë kjo ndihmon që ju të informoheni dhe të krijoni një imazh për fëmijën tuaj, se si është apo si duket dhe se si po zhvillohet gjatë gjithë javëve të shtatzanisë.

4. Mos neglizhoni multivitaminat

Multivitaminat përdoren për të siguruar ato vitamina që nuk merren përmes dietës së përditshme ushqimore. Këto vitamina gjatë shtatëzanisë janë shumë të rëndësishme për ecurinë e mirë të saj, kjo pasi nevojat për elemente të ndryshëm janë më të mëdha duke qenë se një pjesë e mirë e tyre shkon për rritjen dhe zhvillimin fetusit.

5. Kurse të paralindjes

Kurset e paralindjes janë të ndryshme dhe trajtojnë shume cështje, ndaj zgjidhni atë që trajton temat që ju interesojnë dhe keni të nevojshme.

6. Aktiviteti fizik gjatë shtatëzanisë

Gratë që kryejnë aktivitet gjatë shtatëzanisë ndihmojnë veten e tyre, por edhe shëndetin e fëmijës në të ardhmen, ndaj është shumë e nevojshme që gratë shtatzana të kenë aktivitet fizik gjatë gjithë shtatëzanisë. Sugjerohet aktivitet normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. Sekreti qëndron tek masa, është e rëndësishme të bëni aq aktivitet sa lejohet gjatë gjithe shtatëzanisë.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *