•Ditet para se të fillojë shkolla fëmijët janë ankthioz, pasi dhe ato po e kuptojnë që po rriten dhe gjërat po ndryshojnë. Ankthi i tyre lidhet dhe me pritshmërinë që kanë ndaj shkollës, kryesisht ndaj mesuesit. Prandaj është shumë e rëndësishme që pritshmëritë e fëmijës të perputhen me sjelljen, ëmbëlsinë dhe komunikimin tuaj.
•Mesuesit duhet të dinë që rezultatet akademike varen dhe nga atashimi i tyre me mësuesin. Nëse ato krijojnë nje lloj lidhje të veçantë atëherë do dëgjojnë më shumë, do mësojnë më shumë, dhe do kenë më shumë dëshirë të marrin vlerësime pozitive.
•Shkolla është një ambjent ku femija fillon të shfaq shumë komplekse nga fëmijëria e hershme, ndaj mesuesi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Femija duhet të marrë në ambjentin e shkollës përveç edukimit, duhet të marrë dashurinë, ëmbelsinë, mbështetjen dhe gjithçka tjetër që i duhet për të zëvendësuar deri diku atë çka ka munguar nga femijeria dhe i shfaq ankth, stres dhe frikë në ditët e para të shkollës. Ndaj mësuesit duhet të tregohen të detajshëm.
•Gjithashtu fëmijët në ditët e para të shkollës sapo janë shkëputur nga vëmendja e plotë e prindërve apo e të afërme të tyre dhe padyshim që këtë gjë e kërkojnë nga mësuesi, ndaj është e nevojshme dhe një vëmendje e moderuar në raportin mësues-nxënës.
•Përpiquni t’i shikoni fëmijët në sy dhe me shumë kujdes dhe qetësi të shpjegoni apo komunikoni. Pasi fëmijëve u duhet pak kohë të përshtaten me mënyrën tuaj të komunikimit.
•Mos harroni që jeni ju ato që keni mundësi të bëni ambjentin e klasës të bukur, të ngrohtë dhe të gëzuar. Përshtatja në mënyrën e duhur dhe gjendja e tyre e mirë psikologjike është më e rëndësishme se arritjet e larta akademike.
Gjithashtu duhet nenvizuar roli që ka prindi në raportin mësues-fëmijë. Femija duhet të marrë nga prindi sigurinë dhe vetëbesimin që mesuesi është i mirë, që mësuesi do sillet mirë dhe që mesuesi ka të drejtë dhe kur femijët llastohen dhe fillojnë e japin komente jo të mira tek prinderit. Pasi kjo gje është krejt e natyrëshme kur femija nuk e krijon menjëherë atashimin pozitiv.