BWRT® Brain Working Recursive Therapy®


BWRT® Brain Working Recursive Therapy®, është një ndërhyrje moderne psikoterapeutike e bazuar në neuroshkencë e cila ka rezultuar e suksesshme  në zvogëlimin e simptomave të lidhura me ankthin, fobitë, depresionin, besimin e ulët, vetëvlerësimin e ulët dhe shumë çështje të tjera psikologjike.

BWRT u zbulua në vitin 2011 nga Terence Watts. Terence Watts është terapist në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1989.

Terapia Rekursive e Brain Working (BWRT®) është një terapi e cila ofron një mënyrë krejtësisht natyrale për të ndihmuar në rilidhjen e mendimeve dhe reagimeve tuaja emocionale. Punon drejtpërdrejt me mendjen  dhe mund të ndihmojë në krijimin e ndryshimeve pozitive. 

I gjithë trajtimi ndodh pa qenë nevoja për strategji të vazhdueshme, nuk ka  hipnozë, është plotësisht konfidenciale dhe nuk ka nevojë të ndani sekretet tuaja me terapistin, pra është një terapi që nuk ka nevojë për informacione nga fëmijëria, jeta apo ngjarja juaj, kjo është arsyeja pse BWRT mund të zhvillohet edhe me të afërm dhe miq. 

Është një terapi praktike, logjike, dhe e fokusuar. Ajo ç’ka ju duhet në këtë terapi është vetëm të dini se çfarë doni të ndryshoni vërtet në jetën tuaj. 

Kjo terapi emocionuese është një terapi plotësisht e vetëdijshme. Parimi i terapisë është që ju mund të merrni zakonin e keq ose reagimin emocional që keni për një çështje dhe ta zëvendësoni atë me një rezultat të preferuar. 

BWRT e bën punën e tij në një “cognitive gap” midis një veprimi që fillon dhe njohjes me vetëdije të atij veprimi.

Përdoret një proces looping për të ruajtur një përgjigje të re të preferuar në kompleksin zvarranik, kështu që në të ardhmen, kur truri të njohë sinjalet në hyrje, do t’ju bëjë të mendoni, ndjeni dhe përgjigjeni në mënyrën që dëshironi edhe ju.

Aktualisht, nuk ka asnjë model tjetër terapie që funksionon përmes kësaj pjese shumë të hershme të trurit, dhe kjo është ajo që e veçon BWRT nga çdo stil tjetër terapie.

E rëndësishme për tu nënvizuar është që vetëm praktikuesit e çertifikuar nga specializimi mund të ofrojnë BWRT dhe të gjithë duhet t’i përmbahen një kodi etik të rreptë. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *