Who We Are?
Our Mission
Qëllimi i Ikigai eshte që së bashku të zbulojmë dhe zhvillojmë të kuptuarit e dinamikës që udhëheq jetën tuaj emocionale. Ndonjëherë në terapi, gjërat janë te vështira përpara se ju të ndjeheni më mirë. Kjo është normale. Unë jam këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju njoftuar se përmes punës sonë të vazhdueshme së bashku, ju mund të gjeni veten tuaj. Unë besoj se empatia, dëgjimi, kofidencialiteti dhe puna profesionale do e bejnë terapinë tonë efektive. Ikigai në japonisht do të thotë “vlerat e jetës” ose “arsyeja për të jetuar”. Kur keni Ikigai, ju merrni vendime bazuar në atë që ju jep kuptim dhe qëllim. Zbulimi i Ikigai-it tuaj është qëllimi që ne së bashku arrijmë duke lidhur keshtu veten me vlerat tuaja personale. Gjetja e ikigait ju ndihmon te ndiheni “të gjallë”. Kjo perfshin gjetjen e ekuilibrit te vetes, dhe gjendje mendore te shendetshme.
Kualifikimet:
Kam kryer studimet bachelor ne Shkolla e Larte, Hena e Plote “Beder” (2012 – 2015) Dega “Psikologji Keshillimi / Pedagogji”. Gjatë kësaj kohe kam kryer praktika profesionale ne Tiranë dhe Vjenë, Austri. Kam kryer studimet master shkencor në degën e psikologjisë në universitetin Hena e Plote “Beder”, por një pjesë të masterit e kam mbaruar ne Ankara, Turqi, ne Orta Doğu Teknik Üniversitesi ODTÜ. Universitet pranë të cilit kam kryer dhe praktika te shumta profesionale.
Specialiste e licensuar në Brain Work Recursive Therapy (BWRT). Instituti BrainWork Recursive Therapy, London, UK. Anetare e “The British BrainWork Recursive Society”
Terapitë
* Terapia e Sjelljes Kognitive (CBT)
* Brain Work Recursive Therapy (BWRT)
Cfare mund të trajtojme?
* Crregullimet e depresionit
* Çrregullimet e ankthit
* Fobi * Çrregullimet e të ushqyerit
* Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv
* Frikerat
* Procesi I zise
* Varesi dhe çrregullime të sjelljes
* Vetevleresim&Vetebesim
* Agresioni dhe zemerimi
* Crregullimet e gjumit
* Crregullimet e pershtatjes
* Probleme në marredhenie në cift dhe në familje
* Ankthi i angazhimit
* Frikë nga dështimi
* Çrregullimi i stresit post-traumatik
* Hidhërimi SHERBIMET
* Individuale
* Cift
* Familjare
* Femije
