A është vetë-vlerësimi i ulët një problem i shëndetit mendor?

Vetëvlerësimi i ulët nuk është problem i shëndetit mendor në vetvete, por një vetëbesim i lartë është i lidhur me një shëndet të mirë mendor. Vetëvlerësim i ulët për një kohë të gjatë, mendimet dhe shqetësimet që vijnë pas saj çojnë në ankth, stres dhe depresion.

Njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët nuk e vlerësojnë veten e tyre, ata nuk besojnë në aftësitë e tyre dhe ndihen të pasigurt. Nuk kanë iniciativë dhe kanë gjithmonë frikë se do të dështojnë. Janë të trishtuar, në ankth, dhe në humor jo të mirë.

Vetëvlerësimi i ulët e pengon individin të jetë social, dhe ndihet i pamjaftueshëm në grupet shoqërore, gjithashtu krahason veten negativisht me të tjerët. Vendos nevojat e të tjerëve para vetes dhe neglizhon veten dhe emocionet e tij. Krijon një pamje të shtrembëruar të vetes dhe kërkon gjithmonë aprovimin e të tjerëve.

Të jetuarit çdo ditë me këto ndjesi patjetër që çon në probleme të shëndetit mendor. Ndaj është shumë e rëndësishme të fokusoheni në atë që mund të ndryshoni dhe të bëni më të mirën tuaj, për të dashur veten, dhe per ta rrespektuar atë.

Perfeksioni është një qëllim jo realist dhe dhe nuk ndihmon për tu rritur emocionalisht. Eleminoni vetë-kritikën dhe zhvilloni vetë-dhembshurinë, eleminoni “të tjerët”, në atë çka thonë për ju. Duaje veten dhe beso fort në gjithçka që ti je.

About the author

Author

View all posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *