6 mënyra të shpejta për të përballuar ankthin

 1. Ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit. 

Jo cdo gje që mendoni ështe realiteti, ndaj merrni kontrrollin e mendimeve tuaja, për të mos menduar negativisht në lidhje me situatat qe ju shkaktojne ankth. 

 2. Praktikoni frymëmarrjen e thellë

Teknika 4-7-8 njihet  për të ndihmuar ankthin. Praktikojeni sa here keni nevoje dhe kur ndodheni perballe frikës apo situates që ju shkakton ankth. Fokusi në frymëmarrje ju ndihmon të përqendroheni në frymëmarrjen e ngadaltë dhe të thellë dhe ju ndihmon të shkëputeni nga mendimet dhe ndjesitë shpërqendruese.  

 3. Përdorni aromaterapinë

 Pavarësisht nëse ato janë në formë vaji esencial, temjan ose qiri, aromat natyrale si livando, apo kamomil mund të jenë shumë qetësuese.

Aromaterapia është praktikë e përdorimit të vajrave esencialë për përfitime terapeutike.  Kur thithen, molekulat e aromës në vajrat esencialë udhëtojnë nga nervat e nuhatjes drejtpërdrejt në tru dhe veçanërisht ndikojnë në amigdalën, qendrën emocionale të trurit.

 4. Shkoni për një shëtitje ose bëni 15 minuta joga

Merrni pak kohë për t’u fokusuar në trupin tuaj dhe jo në mendjen tuaj mund të ndihmojë në lehtësimin e ankthit tuaj.

 5. Shkruani mendimet tuaja

 Shkrimi i asaj që ju shqetëson e largon atë nga koka juaj dhe mund ta bëjë më pak të frikshme.

6- Evitoni keto ushqime

Alkol, Kafein, Sheqer, Karbohidratet e rafinuara

Ne vend te tyre provo:

Produkte qe permbajne Omega 3, Vitamin D, Veze, Fara kungulli, Çokollate e zezë, Shafran i Indisë, kamomil, kos, caj jeshil, arra etj. 

Nëse ndjeni që ankthin nuk po e menaxhoni dot dhe mendoni që keni kaluar në një fazë tjetër atëherë mos lejoni që ndjesitë dhe gjendja juaj të mos kontrollohet nga ju, por kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.