10 rreguLlat e ikigait

10 Rregullat e Ikigait janë një kujtesë se ne mund të krijojmë zakone të përjetshme që krijojnë një sistem vlerash të mbushur me kuptim dhe qëllim.

  1. Jini gjithmon aktiv, mos u dorezoni kurre. Ata që heqin dorë nga gjërat që duan të bëjnë dhe bëjnë mirë, humbasin qëllimin e tyre në jetë.
  2. Merreni ngadalë. Të jesh me nxitim është në përpjesëtim të zhdrejtë me cilësinë e jetës. 
  3. Mos hani derisa te mbushni stomakun. 
  4. Rrethoni veten me miq të mirë. Pa marrëdhënie dhe miqësi, ne nuk mund të përjetojmë lidhje, intimitet apo dashuri, as nuk mund të ndajmë gëzimet, shpresat, betejat dhe frikën tonë.
  5. Formësohuni për ditëlindjen tuaj te ardhshme. Trupi nëpër të cilin lëvizni në jetë ka nevojë për pak mirëmbajtje të përditshme për ta mbajtur të funksionojë për një kohë të gjatë. Gjithashtu, stërvitja çliron hormone që na bëjnë të ndihemi të lumtur.
  6. Buzëqeshni. Kurrë nuk duhet të harrojmë se çfarë privilegji është të jesh këtu dhe tani në një botë kaq plot me mundësi.”
  7. Lidhuni me natyrën. Qeniet njerëzore janë krijuar për të qenë pjesë e botës natyrore.  Duhet t’i kthehemi shpesh për tu ndjer plotë. 
  8. Falenderohuni. Kaloni një moment çdo ditë duke falënderuar dhe do të shikoni që rezervat tuaja të lumturisë të rriten.
  9. Jetoni momentin. Ndaloni së penduari për të kaluarën dhe frikën nga e ardhmja. Sot është gjithçka që keni.  
  10. Ndiqni Ikigain tuaj. Ka një pasion brenda teje, një talent unik që i jep kuptim ditëve të tua dhe të shtyn të ndash më të mirën nga vetja deri në fund.